KONSULTIM PUBLIK PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES PËR TAKSA KOMUNALE

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit u mbajt konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e Rregullores për taksa komunale.

Gjatë këtij takimi u diskutuan ndryshimet dhe u dhanë komente e sugjerime nga të pranishmit, me qëllim përmirësimin e politikave lokale dhe rritjen e transparencës në vendimmarrje.

Të gjitha komentet dhe propozimet do të shqyrtohen nga grupi punues dhe do të jepen komentet e nevojshme, të cilat më pas do të evidentohen në procesverbal dhe raport.

Rregullorja do të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e rregullt të kuvendit komunal.

Rregullorja është në konsultim publik deri më 15 prill 2026 dhe të gjithë ju që keni komente dhe sugjerime mund të shkruani në emailet si më poshtë: [email protected], [email protected] si dhe [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Në Polac u bënë homazhe në nderim të të rënëve

Në nderim të të rënëve në Polac u përkujtuan me dhimbje e krenari të thellë …