Bashkim Ramosaj: Së bashku, me respekt e dinjitet, mbrojmë vlerat e luftës sonë çlirimtare

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga zyrtar tjerë komunal dhe Shoqatat e dala nga lufta, iu bashkuan protestës paqësore të organizuar nga studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbrojtje të vlerave çlirimtare dhe kundër çdo gjuhe fyese ndaj UÇK-së.

“Sot iu bashkova protestës paqësore të organizuar nga studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbrojtje të vlerave çlirimtare dhe kundër çdo gjuhe fyese ndaj UÇK-së.

UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare dhe sakrifica e saj nuk mund të nëpërkëmbet.

Së bashku, me respekt e dinjitet, mbrojmë vlerat e luftës sonë çlirimtare, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …