Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur alarmin për thellimin e krizës politike në vend, duke theksuar se mungesa e konsensusit për zgjedhjen e presidentit po e shtyn Kosovën drejt një cikli të ri zgjedhor. Në një paraqitje televizive, ai theksoi se dështimi për të arritur kompromis ndërmjet pozitës dhe opozitës po e mban të bllokuar procesin, ndërsa vendi përballet me rrezikun e zgjedhjeve të njëpasnjëshme. Tahiri sugjeroi që zgjidhja duhet të vijë përmes një marrëveshjeje politike, ku opozita do të propozonte kandidatë jopartiakë dhe kredibilë, duke hapur rrugë për një konsensus më të gjerë. Sipas tij, mungesa e një qasjeje të tillë po e thellon krizën institucionale dhe po e largon fokusin nga sfidat reale me të cilat përballet vendi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
