Mbështetja për zgjerimin e Bashkimit Evropian mbetet e brishtë në disa nga shtetet kryesore të Unionit, ku qytetarët shfaqin hezitim të theksuar ndaj pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas një sondazhi të Eurobarometer të publikuar në shtator 2025, shumica në nivel të BE-së mbështesin zgjerimin, por kjo prirje nuk reflektohet njësoj në vende si Gjermania dhe Austria. Në këto dy shtete, përkrahja për zgjerimin është nën 50 për qind, duke reflektuar një klimë të përgjithshme skepticizmi. Sipas raportimit të Frankfurter Allgemeine Zeitung, një nga arsyet kryesore lidhet me perceptimin negativ për vendet kandidate, të cilat shpesh shihen si më pak të zhvilluara ekonomikisht dhe si përfitues neto nga buxheti i BE-së. Në këtë kontekst, më së paku mbështetje gëzojnë Kosova dhe Serbia, me vetëm 15 për qind të të anketuarve që përkrahin anëtarësimin e tyre. Kjo i vendos këto dy vende në fund të listës së preferencave të qytetarëve evropianë, duke reflektuar sfida të thella në rrugën drejt integrimit evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
