FSK drejt misionit në Gaza, vendimi final mbetet në duart e Kuvendit

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka bërë të ditur se procesi për dërgimin e FSK-së, në një mision paqeruajtës në Gaza ka hyrë në fazën institucionale të vendimmarrjes. Sipas tij, kërkesa fillimisht është bërë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, është miratuar nga Qeveria dhe aktualisht pritet të kalojë nëpër komisionet parlamentare për t’u proceduar më pas në Kuvendi i Kosovës, i cili ka kompetencën përfundimtare për të autorizuar angazhimin e forcave jashtë vendit. Kastrati theksoi se pas miratimit në Kuvend, vendimi duhet të dekretohet edhe nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, duke kompletuar kështu procedurën ligjore për dislokimin eventual të trupave. Ai vlerësoi se FSK është ndërtuar mbi standardet e NATO dhe është mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur përvojën në operacione paqeruajtëse dhe misione humanitare jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …