Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Tentimi për të ndryshuar marrëveshjen me SHBA-në – papjekuri dhe rrezik për Kosovën

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër mosprocedimin në Kuvend të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke e cilësuar qasjen e Lëvizja Vetëvendosje si “papjekuri totale”. Sipas Hasanit, përpjekja për të ndryshuar një marrëveshje ndërkombëtare tashmë të nënshkruar në këtë rast nga Vjosa Osmani, është e papranueshme juridikisht dhe cenon seriozitetin e shtetit në raport me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë njëanshëm në përmbajtjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare, por vetëm ta ratifikojë ose refuzojë atë. Çdo tentim për ndryshim pa pëlqimin e palës tjetër, sipas tij, konsiderohet jo vetëm joserioz, por edhe si dalje faktike nga marrëveshja. Hasani paralajmëroi se një qasje e tillë mund të ketë pasoja të rënda politike dhe juridike, duke dëmtuar besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës. Ai shtoi se, nëse ka mospajtime me përmbajtjen, rruga e vetme është rinegocimi me palët nënshkruese, e jo modifikimi i njëanshëm në Kuvend. Në këtë kontekst, ai kërkoi që institucionet e Kosovës të sqarojnë qartë me palën amerikane nëse synojnë të tërhiqen nga zotimi për anëtarësim në Bordin e Paqes, duke theksuar se ky proces nuk mund të bëhet pjesërisht, por vetëm përmes pranimit të plotë të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …