Hysen Sogojeva: Pakoja prej 200 milion eurosh më shumë fushatë se sa zgjidhje e qëndrueshme për krizën e çmimeve

Duke komentuar paralajmërimin nga qeveria për pakon prej 200 milion eurosh për të ndihmuar bizneset, Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka vlerësuar se kjo më shumë po shihet si fushatë se sa zgjidhje e qëndrueshme e problemeve me të cilat po përballen bizneset. “Nëse e krahasojmë katër-pesë vitet e fundit, çdo herë është dashur me intervenuar qeveria për shkak të rritjes së çmimeve. Çdo herë është dashur me intervenuar si për me mund me zbut pak rritjen e çmimeve. Kurse kjo për ne personalisht po them, kjo po kuptohet si një lloj fushate. Pse kjo nuk ndodhi më herët? U dasht më herët para se me i pasë këto rritjet e fundit. Bile bile edhe me këto rritjet e fundit, edhe pse prapë po intervenon me 200 milionë, kjo prapë është pak se kemi rritje enorme në krahasim, krahasim para katër-pesë viteve ose tre-katër viteve. Do të thotë po kuptohet si fushatë. Me pasë qenë më herët, ndoshta ishte kuptuar pak më në mënyrë objektive, ndërsa sot në këto rrethana se a ka zgjedhje apo nuk ka zgjedhje, po shohim po del që është një lloj fushate” ka theksuar biznesmeni, Hysen Sogojeva.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini falënderon votuesit, kërkon korrektësi gjatë numërimit të votave

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, …