Në kuadër të aktiviteteve mjedisore që po realizohen nga Komuna e Vitisë, sot në fshatin Beguncë është mbajtur aksioni i radhës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Shëndetësisë Halil Musliu, drejtori i shkollës Raif Musliu, stafi i shkollës, përfaqësues të këshillit të fshatit, nxënësit e shkollës, ekipi i shërbimeve publike, si dhe banorë të fshatit, të cilët kontribuan në ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një hapësire më të pastër e më të rregullt.
Ky aksion është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Komuna e Vitisë për mbrojtjen e mjedisit dhe ngritjen e vetëdijes qytetare, ndërsa Sokol Haliti vitin 2026 e ka shpallur Vit të Mbrojtjes së Mjedisit.