Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Takimet me Kurtin përfunduan pa marrëveshje, vendi drejt zgjedhjeve të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit ka përfunduar pa rezultat, duke lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të reja. Pas takimit, Abdixhiku deklaroi shkurt se palët janë pajtuar që të mos zhvillojnë më takime të tjera, çka sipas tij tregon mungesën e vullnetit për kompromis politik. Ai theksoi se vendi duhet të përgatitet për një skenar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit. Sipas Abdixhikut, qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë që nga fillimi: posti i presidentit nuk duhet të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisë. Abdixhiku kritikoi gjithashtu insistimin e Kurtit që kjo pozitë t’i takojë Lëvizja Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të kontrolluar të gjitha institucionet kryesore të vendit. “U përpoqa dhe bëra përpjekje për të gjetur një zgjidhje, por nuk pati rezultat. Tani i rikthehemi angazhimit tonë politik dhe organizimit të brendshëm”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se fokusi i LDK-së do të jetë forcimi dhe bashkimi i spektrit të djathtë politik.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …