Raporti i Këshillit të Evropës: Zgjedhjet e 28 dhjetorit të qeta, por me shqetësime për politizim të KQZ-së

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit janë vlerësuar si të zhvilluara në mënyrë të qetë dhe profesionale, por një raport i Asamblesë Parlamentare të Këshilli i Evropës ngre shqetësime serioze për problemet strukturore në procesin zgjedhor në Kosovë. Raporti, i dorëzuar edhe kryeministrit Albin Kurti, thekson veçanërisht politizimin e administratës zgjedhore, me fokus në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas vlerësimeve të raportit, përbërja partiake e KQZ-së mbetet një pikë e ndjeshme që mund të ndikojë në paanshmërinë e vendimmarrjes, sidomos në raste me tension politik. “Kur vendimet për certifikim në raste politikisht të ndjeshme merren nga organe të përbëra nga të nominuar partiakë, ekziston rrezik i shtuar për ndikim politik,” thuhet në dokument. Raporti sugjeron nevojën për reforma në sistemin e administrimit zgjedhor, në mënyrë që të rritet besimi i publikut dhe të zvogëlohet ndikimi i partive politike në proceset teknike të zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …