Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku paralajmëron zgjedhje dhe refuzon kuorumin: përshkallëzohet kriza institucionale në Kosova

Nënkryetarja e Kuvendit te Kosovës nga radhët e PDK Vlora Çitaku, ka deklaruar se vendi është drejt zgjedhjeve të reja, duke theksuar se opozita nuk do të marrë pjesë në votimin për presidentin dhe nuk do të sigurojë kuorumin. Sipas saj, përgjegjësia për bllokadën institucionale bie mbi Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët, sipas Çitakut, kanë dështuar të krijojnë konsensus politik për zgjedhjen e presidentit. Ajo ka kritikuar ashpër qasjen e shumicës, duke e cilësuar atë si përpjekje për “nënshtrim të vullnetit politik” të deputetëve, ndërsa ka shtuar se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e një procesi që, sipas saj, është i njëanshëm dhe i paqëndrueshëm. Në deklarimet e saj, Vlora Çitaku ka theksuar se vendi tashmë po hyn në një cikël të ri zgjedhor, për të cilin, sipas saj, paralajmërimet kanë qenë të hershme dhe të qëllimshme nga ana e qeverisë. Ajo ka ngritur shqetësimin se debati politik është zhvendosur nga problemet reale të qytetarëve drejt kalkulimeve politike dhe çështjeve të emrave për poste, duke përmendur si shembull zvarritjen e proceseve për zgjedhjen e institucioneve kyçe.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …