Mesazh nga Haga për Rexhep Qosjen: Bashkudhëtarët e nderojnë si udhërrëfyes të kombit

Përmes një komunikimi telefonik, Jakup Krasniqi ka përcjellë një telegram ngushëllimi për familjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili është transmetuar publikisht nga Bilall Sherifi. Në mesazhin e dërguar nga të paraburgosurit në gjykatën specialeHagë, shprehet dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të njohur, duke e cilësuar këtë humbje si të rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë kombin shqiptar. Në telegram theksohet se jeta dhe vepra e Rexhep Qosja do të mbeten një dritë udhërrëfyese për brezat, ndërsa figura e tij do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin e atyre që e njohën dhe e vlerësuan. Autorët e mesazhit, ndonëse të privuar nga liria prej vitesh, kanë shprehur solidaritet të plotë me familjen Qosja, duke theksuar se ndajnë të njëjtën dhimbje dhe qëndrojnë pranë tyre “me zemër e shpirt”, pavarësisht distancës. Telegrami përmbyllet me urimin që familja të gjejë forcë në kujtimet dhe dashurinë që akademiku la pas, duke e cilësuar atë si një bashkudhëtar në rrugëtimin për realizimin e aspiratave kombëtare. Ky mesazh i dërguar nga Hagë i bashkohet homazheve të shumta që po vijnë nga figura politike dhe publike shqiptare, në nderim të jetës dhe veprës së një prej mendjeve më të shquara të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …