Tema të tjera...
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër ministrin e Financave Hekuran Murati për, siç tha ai, ngutjen dhe mungesën e seriozitetit në procedimin e ligjeve që lidhen me buxhetin. Gruda deklaroi se është e papranueshme që çështja e buxhetit të shtetit të trajtohet me nxitim dhe pa debat të mjaftueshëm parlamentar, duke theksuar se kjo është hera e tretë që deputetët detyrohen të votojnë me procedura të përshpejtuara. Ai ironizoi qasjen e ministrit, duke thënë se me një seriozitet të tillë vështirë do të menaxhohej edhe ekonomia familjare, e lëre më financat e shtetit. Deputeti i PDK-së shtoi se ka pritur më shumë profesionalizëm nga Murati dhe e ftoi atë të largohet nga agjenda politike për t’iu përkushtuar detyrës si ministër i Financave. Sipas Grudës, buxheti i Kosovës kërkon trajtim institucional, përgjegjësi dhe komunikim serioz, e jo qasje politike e improvizuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
