Tema të tjera...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot ta miratojë ndryshim-plotësimin e buxhetit për vitin 2026, i cili do t’i hapte rrugë zbatimit të një pakoje mbështetëse për qytetarët në përballje me inflacionin. Projektligji parashihte ndarjen e 122 milionë eurove shtesë, me qëllim që fondi total i paketës të arrinte në 200 milionë euro. Sipas ministrit të Financave Hekuran Murati, mjetet do të siguroheshin nga rritja e të hyrave buxhetore, përfshirë të ardhurat nga TVSH-ja dhe burime të tjera financiare. Murati deklaroi para deputetëve se qeveria po i përgjigjej kërkesave për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, pas debatit të ditëve të fundit për rritjen e kostos së jetesës dhe presionin inflacionist. Megjithatë, projektligji nuk mori votat e nevojshme në seancën e jashtëzakonshme. Për të votuan 58 deputetë, ndërsa 48 ishin kundër, duke bërë që pakoja të mos kalojë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
