U mbajt Faza Komunale e Olimpiadës së II-të në Gjuhën Shqipe

Në Viti është mbajtur faza komunale e Olimpiadës së II-të në lëndën e Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkollat fillore të komunës, të cilët u testuan në kuadër të kësaj gare.

Drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, ka falënderuar nxënësit për pjesëmarrjen dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre.

Ajo në emër të DKA-së dhe kryetarit Haliti ju ka uruar nxënësve suksese në fazat e mëtejme të garës që pritet të zhvillohen në kuadër të kësaj Olimpiade.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rezallë u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil …