Në Skënderaj nxënësit vullnetarë të Qendrës së Kompetencës zhvilluan një projekt mjedisor

Në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave humane”, i realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, nxënësit vullnetarë të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj kanë zhvilluar një projekt mjedisor që përfshin riciklimin e materialeve dhe montimin e karikuesve USB me energji solare tek stacioni i autobusëve në Skenderaj.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku dhe nënkryetari Fadil Nura, të cilët përgëzuan nxënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë projekt inovativ i cili u monitorua dhe u mbështet nga menaxhmenti dhe mësimdhënëset e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …