Besnik Tahiri: Po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve dhe po bart fajin

Situata politike në Kosovë po tensionohet më tej, me akuza të ndërsjella mes partive në pushtet dhe opozitës. Grupi parlamentar i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për, krijimin e një krize të qëllimshme institucionale dhe për shtyrjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja. Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e “komplotit politik”, siç e quajti ai situatën aktuale, duke kritikuar mënyrën e komunikimit të kryeministrit. “Qysh flet një kryeministër që don me ia dhënë zgjidhje Kosovës, por del e flet në media. Kjo nuk është gjë tjetër veç bartje e fajit,” tha Tahiri. Deklaratat e AAK-së, reflektojnë rritjen e përplasjes politike në një moment kritik institucional, ku mungesa e marrëveshjes për presidentin rrezikon të çojë vendin në një cikël të ri zgjedhjesh të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …