Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare dhe qeverisë së Albin Kurtit, duke deklaruar se Kosova ka mbetur pa opozitë reale në pesë vitet e fundit. Në një video-adresim publik, Molliqaj tha se kryeministri Kurti po punon për ta zgjeruar pushtetin personal, ndërsa partitë opozitare, sipas tij, nuk po sfidojnë qeverinë, por po negociojnë vetëm për interesa dhe pjesë të pushtetit. Ai vlerësoi se vendi ka nevojë urgjente për një opozitë të sinqertë dhe të pakompromis, duke theksuar se këtë rol synon ta marrë Partia Socialdemokrate. “Në Kosovë ka munguar opozita e vërtetë. Kurti po forcon pushtetin e vet, ndërsa opozita po kërkon vetëm hise në qeverisje. Është jetike që Kuvendi të ketë opozitë përnjëmend. Ajo opozitë do të jetë PSD”, deklaroi Molliqaj. Me këtë dalje, PSD po sinjalizon ambicien për t’u pozicionuar si zëri kryesor kundërshtues në skenën politike të vendit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
