Pas Londrës edhe Washingtoni përgënjeshtron Kurtin e Rushitin

Pas reagimit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka demantuar pretendimet se ka pasur ndonjë rol apo mbështetje në propozimin e kandidatëve për President të Kosovës. Reagimi vjen pasi ish-kandidatja për presidente, Feride Rushiti, deklaroi se kishte pasur kërkesa nga faktorë ndërkombëtarë për të kandiduar, duke përmendur konkretisht ambasadën britanike dhe kontakte me përfaqësues amerikanë. Në një përgjigje zyrtare, një zëdhënës i Ambasadës Amerikane theksoi se Washingtoni nuk përzihet në këtë proces dhe se zgjedhja e Presidentit është çështje e institucioneve të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin”, thuhet në reagim. Edhe Ambasada britanike mohoi pretendimet se kishte mbështetur kandidaturën e Rushitit, duke sqaruar se nuk ka asnjë rol në propozimin apo përkrahjen e kandidatëve për president. Deklaratat e dy ambasadave ndërkombëtare konsiderohen goditje politike për Albin Kurtin dhe Feride Rushitin, pasi rrëzuan publikisht narrativën për mbështetje të jashtme ndaj kandidaturës së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Turizmi në rritje në Kosovë: Mbi 67 mijë vizitorë qëndruan në hotele gjatë prillit

Turizmi në Kosovë po vazhdon të shënojë trend pozitiv, duke reflektuar interesimin në rritje të …