Bedri Hamza: Krizat politike po rëndojnë qytetarët, qeverisja solli stagnim dhe rritje të kostos së jetesës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar ashpër situatën politike dhe qeverisjen aktuale. Në një video-adresim drejtuar qytetarëve, Hamza tha se vendi po përballet me pasoja të drejtpërdrejta nga mungesa e stabilitetit politik dhe vendimmarrjes së duhur institucionale. “Në kohë sfidash është e rëndësishme të ruajmë qetësinë dhe besimin në shtet. Ne u përballëm me një zhvillim shqetësues, por përgjigjja jonë duhet të jetë e vendosur dhe pa kompromis”, u shpreh ai. Hamza theksoi se ka kaluar mbi një vit nga zgjedhjet e fundit dhe, sipas tij, qytetarëve po u kërkohet të votojnë sërish si pasojë e vendimeve të gabuara politike të qeverisë.  “Në vend të qeverisjes patëm stagnim, në vend të mirëqenies patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës, ndërsa në vend të zhvillimit patëm bllokadë”, deklaroi Hamza. Në fund, Hamza i bëri thirrje qytetarëve që të shohin zgjedhjet si mundësi për ndryshim politik dhe rikthim të besimit në institucione, duke theksuar se “ditët më të mira për Kosovën janë përpara”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …