Kryetari Haliti viziton Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach dhe Shoqatën “Stublla” në Zvicër

Në vazhdën e takimeve të shumta që po zhvillon në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dje u mirëprit në Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach, si dhe në Shoqatën Kulturore “Stublla” në Zvicër.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Haliti u prit nga misionari i misionit, Dom Marjan Demaj, si dhe nga kryetari i shoqatës, Nue Uka. Po ashtu, në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Ansamblit “Arbëresha”, Avgustin Ukaj, të cilët e njoftuan nga afër me aktivitetet dhe angazhimet e tyre në shërbim të komunitetit shqiptar në diasporë.

Me këtë rast, Kryetari Haliti ndau mirënjohje për Shoqatën “Stublla” në Zvicër, për kontributin e saj të çmuar të dhënë për vendlindjen, nëpërmjet realizimit të shumë projekteve me rëndësi për komunitetin.

Në këtë vlerësim u përfshi edhe bashkëpunimi i ngushtë që shoqata ka me Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach dhe Ansamblin “Arbëresha”, si dhe veprimtaria e saj e shtrirë në shtete të tjera si Gjermania, Austria dhe Italia.

Ai theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimin dhe afirmimin e vendit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë institucional në projekte me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …