Po vazhdon me intensitet shënjëzimi i rrugëve dhe vendkalimeve për këmbësorë në qytet

Në qytetin e Skenderajt po vazhdon me intensitet shënjëzimi i rrugëve dhe vendkalimeve për këmbësorë, me qëllim të rritjes së sigurisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Kryetari i komunës, z. Sami Lushtaku ka shkruar se ky investim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për krijimin e një infrastrukture më të sigurt, duke përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe duke mbrojtur veçanërisht këmbësorët.

Siguria në komunikacion mbetet prioritet i yni dhe puna në terren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për një qytet më të sigurt për secilin, thuhet ndër të tjera në postimin në facebook të kryetarit të komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …