Uk Lushi shpërthen ndaj Gjykatës Speciale: E keni kthyer drejtësinë në torturë për Kosovën

Publicisti Uk Lushi ka reaguar ashpër ndaj shtyrjes së radhës së aktgjykimit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar procesin si një “zvarritje të qëllimshme” dhe një “nëpërkëmbje të dinjitetit të shqiptarëve”. Lushi tha se shtyrjet e vazhdueshme janë shndërruar në torturë politike dhe morale për Kosovën dhe për gjithë popullin shqiptar. Është e çuditshme si nuk kanë eksploduar Kosova dhe shqiptarët në Ballkan për shkak të keqtrajtimit të lidershipit të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës nga prokurorët dhe gjykatësit e Gjykatës Speciale në Hagë , ka shkruar ai. Lushi ka akuzuar edhe diplomacinë ndërkombëtare në Kosovë, duke thënë se “ambasadorokratët” po sillen në mënyrë kolonialiste ndaj institucioneve të Kosovës dhe po lejojnë degradimin e besimit të qytetarëve në drejtësi. “E keni tepruar me Gjykatën Speciale dhe jeni duke u sjellë si kolonialistë mbi sistemin juridik të Kosovës pa e pyetur Kosovën për asgjë”, deklaroi ai. Në reagimin e tij, publicisti përdori edhe krahasime të forta historike, duke thënë se Kosova po trajtohet padrejtësisht në raport me Serbinë e regjimit të Slobodan Milosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …