Matthew Whitaker: Ka përfunduar epoka kur SHBA paguante shumëfish për mbrojtjen e Evropës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, ka deklaruar se ka marrë fund periudha kur SHBA-ja mbulonte barrën kryesore financiare për mbrojtjen e Evropës, duke kërkuar më shumë angazhim konkret nga aleatët e NATO-s. Përmes një postimi lidhur me takimin e kësaj jave mes SHBA-së dhe NATO-s, Whitaker theksoi se fokusi tashmë është tek “NATO 3.0”, një qasje e re që, sipas tij, kërkon përgjegjësi më të madhe nga vendet aleate. “Epoka e Amerikës që paguan një faturë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e Evropës ka mbaruar. Të udhëhequra nga politika ‘Amerika e Para’ e presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara kërkojnë veprime, jo vetëm fjalë, nga aleatët tanë”, ka shkruar Whitaker. Deklarata e tij vjen në një periudhë kur brenda NATO-s po intensifikohen diskutimet për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe ndarjen më të balancuar të barrës së sigurisë mes vendeve anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …