Daut Haradinaj mbështet Ardian Gjinin për kryeministër

Daut Haradinaj, ish-deputet nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka uruar sukses Ardian Gjini, i cili është caktuar prijës i listës së AAK-së dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Haradinaj ka vlerësuar se Gjini përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që, sipas tij, i nevojitet Kosovës në këtë periudhë politike.  Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për një lidership të qëndrueshëm, bashkues dhe zhvillimor në proceset e ardhshme politike dhe institucionale. “Si prijës i listës sonë dhe kandidat për Kryeministër, përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që i duhet Republikës së Kosovës në këtë moment të rëndësishëm politik. Jam i bindur se me përvojën, maturinë dhe përkushtimin tënd, do të udhëheqësh me dinjitet në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes euroatlantike të vendit”, ka shkruar Haradinaj. Ai shtoi se beson që Ardian Gjini është personi i duhur për të marrë këtë përgjegjësi dhe për të udhëhequr vendin drejt zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ka raste që nga viti 2022

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për vonesat …