OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Paralajmëron OVL-UÇK : Sulmet ndaj figurave të luftës nuk do të tolerohen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që, sipas tyre, janë bërë ndaj ish-komandantit të UÇK-së Sami Lushtaku nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani. Në reagimin e saj për media, OVL-UÇK ka dënuar përdorimin e gjuhës fyese dhe etiketimet që, sipas tyre, e lidhin një gjeneral të UÇK-së me Serbinë, duke i cilësuar si të papranueshme dhe politikisht helmuese. “Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’ është e ulët dhe e papranueshme”, thuhet në deklaratë, ku organizata thekson se asnjë rivalitet politik nuk mund të justifikojë njollosjen e luftës çlirimtare apo të figurave të saj. OVL-UÇK ka paralajmëruar se fushatat e fyerjeve dhe etiketimeve ndaj veteranëve dhe komandantëve të luftës përbëjnë degradim moral të jetës publike dhe thellim të ndasive shoqërore në vend. Organizata ka kërkuar nga subjektet politike dhe mbështetësit e tyre që të distancohen menjëherë nga gjuha e tillë, duke theksuar se çdo tejkalim i këtij “kufiri” do të përballet me reagim të vendosur dhe të pakompromis.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …