Jamie Shea

Jamie Shea: Pa stabilitet politik në Kosovë s’mund të pritet një rrugë përpara për integrim

Duke komentuar veprimet e disa kongresmenëve amerikanë në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në NATO, ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka vlerësuar se pa stabilitet politik në Kosovë, s’mund të pritet një rrugë përpara për integrim. Ai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se më shumë duhet vlerësuar synimet afatgjata se sa veprimet me efekt të menjëhershëm. “Tri palë zgjedhje në 18 muaj s’janë shenj e mirë. Derisa të ketë  stabilitet politik në Kosovë pas zgjedhjeve të qershorit, s’pritet të ketë rrugë të qartë përpara në procesin euroatlantik. Kosova duhet të ketë një përpjekje më të balancuar lobimi, dhe të lobojë në Berlin, Romë e Varshavë, njejtë sikurse në Washington” ka porositur ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …