Ylli Mece: ËSHTË E JONA SHQIPËRIA

Ylli Mece: ËSHTË E JONA SHQIPËRIA

( Kushtuar Heroit të Popullit Vasil Laçi i cili i bëri atentat
Perandorit të Italisë fashiste Viktor Emanueli të lll-të më 17 Maj 1941) )
——
Të drejtë pate dhe ti ,or Mbreti Italisë
Ta shihje nga afër, atë pjesë perandorie
Kurorën e braktisur, në ditën tonë të zisë
Ta patën lënë aty, mbi një fron tradhëtie.
—-
Ti erdhe një ditë pranvere, që bëri ftohtë
Ç’pate ç’të tha mëndja , që vendose ashtu ?
At’vit pemët s’çelen lule, po derdhën lotë
E ti bashkë me Vërlacin,shëtisje tutje e tëhu.
——
Kuptohet , koronën si gjithë mbretrit vure
Në at’kokën e voglë të ngjashme si çibuk
Me shpatën ngjeshur mbas kërbishtjes pa tule
Perandori që vuan,e mezi ngjitet në kolltuk .
—–
Konti i juaj aq entuziast ju pat premtuar
Shqiptarët do t’ju pritnin gjith’ gaz e brohori
Dinaku pushtues ! Ofrove bashkimin etnik
Me ndërrim skllavërie… në tënden perandori .
—–
Ehh ti mbreti xhuxh, jo i gjatë sa e jotja shpatë !
Ata që të dërguan ,si nuk t’i thanë zakonet tona ?
Prej një naganti plumbat që dolën vollën flakë
Përzier fort me thirrjen” Shqipëria është e jona” !
—-
Thonë se mbasi ” ia hodhe” përdore ironinë
Mësojeni-the – Të qëllojë djaloshi me kobure !
Po cilin shkurtabiq e kap plumbi në makinë
Paçka se kur zbrite , keq tu lagën ato poture !
—–
Duçen tënd shastisur keq e kapi ngërçi at’ ditë
Jo se për mbretin e vet do të ish i shqetësuar
Pesë plumbat mbi të dhuratë për perandorinë
Prej një dore që tregonte luftën tonë…filluar !
—–
E varët djaloshin atentator pa zhurmë e bujë
Bile kujdesshëm të dya, ia fshehët dhe vet Italisë
Por jo o mbreti xhuxh më i voglë se vet shpata jote
Kurorën e Skenderbeut, e kemi të Shqipërisë !

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI

Albert Z. ZHOLI: Historia legjendë e Qafës së Thanës

Ishte një mëngjes i freskët mali, kur një gjysh me nipin ndaluan në majë të …