Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer ka vizituar Deçanin

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer ka vizituar Deçanin. Ai ishte i shoqëruar nga Drejtori i Fondacionit Lidhja e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve CNVP, z. Xhevat Lushi dhe zyrtarë të tjerë të organizatës.

Në njoftimin e komunës thuhet se gjatë takimit është prezantuar potenciali që ka Deçani për zhvillimin e projekteve në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit, duke diskutuar për projektet që janë realizuar dhe ato që do të realizohen në bashkëpunim me CNVP-në.

Projektet si ngrohja me biomasë, pastrimi i pyjeve, trajtimi i pyjeve të gështenjave dhe iniciativa të tjera të gjelbra janë dëshmi e angazhimit tonë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një mjedis më të pastër, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është vizituar edhe Kompaninë e Pastrimit Higjiena, ku tashmë ka filluar prodhimi i energjisë me biomasë, një projekt me rëndësi të veçantë për komunën e Deçanit dhe për avancimin e energjisë së gjelbër.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetin austriak në projekte të ndryshme zhvillimore, me fokus në energjinë e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit, turizmin dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Komun ka falënderuar Ambasadorin Schnetzer, Drejtorin Lushi dhe CNVP-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në projekte që i sjellin vlerë dhe zhvillim Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …