Asociacioni i Komunave të Kosovës organizoi takimin e radhës me Kolegjiumin e Menaxherëve të Burimeve Njerëzore, në të cilin morën pjesë Menaxherët e burimeve njerëzore nga Komunat e Kosovës, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratẽs Publike, Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i udhëzimeve administrative që rrjedhin nga Rregullorja e re për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Në fokus të diskutimeve ishin udhëzimet që kanë të bëjnë me:
• Procedurat e intervistimit;
• Organizimin dhe administrimin e testit elektronik;
• Procedurat për pozitën profesionale dhe pozitën e specialistëve.
Gjatë takimit u theksua se këto udhëzime janë ende në fazë zhvillimi dhe harmonizimi, gjë që paraqet sfidë si për nivelin lokal ashtu edhe për atë qendror.
Nga diskutimet e zhvilluara ndërmjet pjesëmarrësve u evidentuan një sërë çështjesh procedurale, paqartësi dhe situata të cilat aktualisht nuk janë të mbuluara apo të sqaruara mjaftueshëm përmes udhëzimeve ekzistuese.
Përfaqësuesit e komunave ngritën shqetësime lidhur me:
• Mënyrën praktike të zbatimit të testimit elektronik;
• Standardizimin e procedurave të intervistimit;
• Kompetencat dhe përgjegjësitë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror në procesin e rekrutimit;
• Nevojën për sqarime shtesë juridike dhe procedurale.
Në përfundim të takimit u vlerësua e nevojshme që komunikimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe Komunave të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të adresimit të sfidave të identifikuara dhe hartimit të udhëzimeve sa më të qarta dhe të zbatueshme në praktikë.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së Komunave në procesin e konsultimit dhe finalizimit të akteve nënligjore që ndërlidhen me kompetencat e nivelit lokal tẽ rrespektohet pavarësia institucionale qē kanẽ komunat nē raport me nivelin qendror.