Në organizim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, në Ferizaj u mbajt takimi i Fokus Grupit Rajonal me përfaqësues institucionalë dhe bizneseve prodhuese.
Në këtë tryezë mori pjesë edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, Balton Derguti, ku u diskutua për politikat dhe aktivitetet në mbështetje të zhvillimit industrial, sfidat e sektorit prodhues, si dhe mundësitë për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në industrinë prodhuese, grantet për ndërmarrjet, shërbimet për tatimpaguesit, markat tregtare dhe infrastruktura e cilësisë.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bizneseve lokale dhe në krijimin e partneriteteve institucionale që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.