Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, me bashkëluftëtarë e miq, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit të kombit, Ismet Ukaj nga Strellci i Deçanit.
I rritur në frymë atdhetare, ai qysh në fillimin e luftës në Dukagjin iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku u dallua në shumë beteja deri në rënien e tij heroike më 25 maj 1998.
“Sot, me respekt dhe përulësi, morëm pjesë në homazhet përkujtimore në Strellc, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë.
Po ashtu, iu bashkuam edhe aktivitetit humanitar të dhurimit të gjakut, një akt solidariteti dhe humanizmi, në nderim të kësaj dite të rëndësishme.
Lavdi të rënëve, përjetësisht”, ka shkruar në Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.