Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim infermieren vitiase Dife Gashi, me rastin e pensionimit të saj pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve në sektorin e shëndetësisë.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti ka vlerësuar lart punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e znj. Gashi ndër vite, duke theksuar rolin dhe kontributin e saj të çmuar në kujdesin ndaj pacientëve në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Me këtë rast, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për angazhimin e saj shumëvjeçar në shëndetësi, kryetari i komunës i ndau znj. Dife Gashi një mirënjohje, duke i uruar pensionim të qetë, shëndet dhe çdo të mirë në jetën e saj.