Dje, Fcb, ma kujtoi një çast nga fushata zgjedhore e vitit 2014!
Pashmangshëm, mendja të kthen në kohë…
Kjo është një fotografi e shkrepur në kohë fushate; një
, një mëngjes modest i asaj dite. Kujtime që mbesin gjatë në zemër e mendje
Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Ferat Shala — figura të çmuara të rrugëtimit të Kosovës.
Këto personalitete shënuan epokë historike në veprimtarinë atdhetare në çdo kohë.
Dje në ilegalitet dhe, mandej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në atë kohë kur ekzistonte rreziku që të ndëshkoheshin nga bashkësia ndërkombëtare si grupim i papranueshëm, Hashim Thaçi me shokë arriti të ndërtojë aleanca me botën demokratike dhe ta bindë bashkësinë ndërkombëtare të pozicionohej krah Kosovës.
Po ashtu, ai në koordinim me aleatët, arriti ta realizojë një pjesë të idealit të shumë brezave- kurorëzimi i Kosovës Shtet i Pavarur dhe demokratik!
Me këto figura dhe të tjera filloi ndërtimi dhe zhvillimi i shtetit, i nisur nga zeroja.
#Hashim Thaçi, me qasjen e tij pozitive, ka qenë njeriu që ka ditur ta mobilizojë popullin në çdo situatë. Koha e fushatave përjetohej si koha më e mirë e takimit “gju më gju” me popullin #liridashës në luftë, #paqedashës në paqe.
Qasja e tij nuk ka qenë polarizuese; përkundrazi, përbashkuese. Dhe kur ndonjëherë gjatë fushatave rastiste takoheshim me oponentë politikë, momenti merrte shijen e takimit të dy palë dasmorëve — me respekt për njëri-tjetrin, siç e do tradita shqiptare.
Jam optimiste se, shumë shpejt, me kthimin e tij fitimtar, Kosovës do t’i kthehen shpresa, dinjiteti njerëzor, paqja ndërpartiake dhe klima vëllazërore mes nesh, për të ecur tutje në zhvillimin e Kosovës!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
