Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 3 qershor, në një moment të rëndësishëm politik për rajonin dhe raportet me Bashkimin Evropian. Sipas njoftimit të Këshillit Evropian, gjatë qëndrimit në Prishtinë ai do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me liderët e partive opozitare. “Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim, Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Evropian. Vizita e Costas vjen vetëm dy ditë para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat, ku pritet të diskutohen zhvillimet politike, integrimi evropian dhe sfidat e sigurisë në rajon. Përveç Kosovës, Costa do të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të angazhimit të Bashkimit Evropian për forcimin e bashkëpunimit me rajonin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
