Tomë Gashi

Tomë Gashi thotë se Kosova i ka bërë lëshime të jashtëzakonshme Gjykatës Speciale

Kosova sa i përket Gjykatës Speciale ka bërë lëshime të jashtëzakonshme, Deputetët, me një ngritje dore, me veprimet e tyre kanë votuar racizmin, ka thënë avokati, Tomë Gashi, duke shtuar se  edhe më shumë është ironik fakti  se ish-komandantët e luftës, që tash janë në politikë, kanë thënë se me themelimin e kësaj gjykate ka për t’u pastruar lufta e UÇK-së, por nëse shkon dikush prej tyre në qelitë e Hagës atëherë kjo e njollos më shumë luftën e saj. Gashi  ka thënë se kushdo që të akuzohet prej më të voglit deri të më i madhi, sikur është edhe kryetari, ka për t’u trajtuar i barabartë në dhomat speciale në Hagë, por jo me ligjet e Kosovës, të cilat janë vetëm sa për sy e faqe, të shkruara në një letër që s’ka vlerë. Edhe emërtimi i krejt prokurorëve dhe stafit bëhet prej BE-së dhe kjo nuk ka lidhje me Kosovën edhe pse kjo është bërë për qytetarët e Kosovës. Tomë Gashi ka thënë për mediet  se ai punon me avokatë të njohur dhe ka bërë me dije se tashmë është kontaktuar nga palë të ndryshme të cilët dyshojnë se mund të jenë subjekt i hetimit prej Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …