Komuna e Deçanit shënoi Festën e Abetares, një ditë të veçantë kushtuar nxënësve të klasave të para, të cilët përmbyllën me sukses hapin e tyre të parë në rrugëtimin drejt dijes.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, mësimdhënës, prindër dhe nxënës, duke ndarë së bashku gëzimin e kësaj dite të rëndësishme.
Urime të gjithë nxënësve për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë këtij viti shkollor. Mirënjohje të veçantë për mësimdhënësit dhe prindërit, të cilët me punën dhe mbështetjen e tyre janë pjesë e rëndësishme e këtij suksesi.
Festa e Abetares mbetet një nga momentet më të bukura të fëmijërisë, duke shënuar fillimin e rrugës drejt dijes, ëndrrave dhe sukseseve të ardhshme, ka deklaruar kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili iu ka uruar të gjithë nxënësve shumë suksese në vazhdimin e shkollimit të tyre.

Në këtë ditë të veçantë, ju uroj shumë gëzim, shëndet, suksese dhe një fëmijëri të mbushur me dashuri e buzëqeshje. Qofshi gjithmonë të lumtur, me ëndrra të mëdha dhe me zemra plot shpresë.
Le të jetë çdo ditë për ju një festë e bukur, e mbushur me lojë, mësim dhe kujtime të paharrueshme.
Gëzuar 1 Qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, thuhet në urimin e kryetarit Ramosaj.