Nis zyrtarisht projekti “Green Schools Initiative” në Ferizaj – Shkolla “Kuvendi i Arbërit” përfituese e investimeve në efikasitet energjetik

Komuna e Ferizajt ka nisur zyrtarisht implementimin e projektit “Green Schools Initiative” (GSI), i cili financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut. Projekti ka filluar më 1 qershor 2026 dhe synon përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme në institucionet arsimore.

Komuna e Ferizajt është përfituese direkte e këtij projekti, ndërsa shkolla “Kuvendi i Arbërit” është njëra nga tri shkollat e përzgjedhura për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

Në kuadër të projektit, në shkollën “Kuvendi i Arbërit” do të realizohen disa investime dhe aktivitete të rëndësishme, përfshirë instalimin e sistemit të ngrohjes me pompë termike, ndërrimin e dritareve të dëmtuara, organizimin e aktiviteteve edukative ndërkufitare “Green School Fair” dhe “Student Challenge” për nxënësit, si dhe trajnime për stafin mësimdhënës në fushën e qëndrueshmërisë dhe efikasitetit energjetik.

Ky projekt pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve mësimore, uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve dhe stafit shkollor për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …