Sot, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “17 Shkurti” në Banjë, u bë përurimi i pusit të ujit, i financuar nga Fondacioni Amaneti.
Në emër të kryetarit Ekrem Kastrati dhe të drejtoreshës së Arsimit, Arbëresha Krasniqi, drejtori Jakup Gashi falënderoi përfaqësuesit e kësaj organizate për këtë kontribut të çmuar në të mirë të shkollës dhe të nxënësve të fshatit Banjë.
Komuna e Malishevës mbetet e hapur për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera me këtë organizatë, si dhe me të gjitha organizatat e tjera, investimet e të cilave janë në të mirë të komunitetit, shkollave dhe qytetarëve.
Edhe drejtori i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “17 Shkurti” në Banjë, Izahir Begaj i falënderoi fondacioni Amaneti për invetsimin.