Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin 2026 me punonjësit e administratës komunale, ku diskutoi për ecurinë e punës dhe detyrat që i presin institucionet komunale në periudhën në vijim.
Me këtë rast, ai i falënderoi punonjësit për angazhimin dhe punën e përditshme, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit, përgjegjësisë dhe respektimit të orarit të punës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryetari rikujtoi se së shpejti fillon Muaji i Mërgimtarëve, periudhë gjatë së cilës pritet rritje e kërkesave për shërbime administrative. Ai kërkoi nga administrata komunale që të rrisë angazhimin dhe gatishmërinë për t’u ofruar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve shërbime sa më të shpejta, cilësore dhe efikase.