Ramosaj nënshkruan marrëveshjen me UN-Habitat për hartimin e Planeve Rregulluese Detale për bjeshkët

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka nënshkruar marrëveshje me Habitatin e Kombeve të Bashkuara (UN-Habitat) për hartimin e Planeve Rregulluese Detale për bjeshkët e Deçanit, duke nisur me Belegun dhe duke vazhduar më tej me përkushtim e pa ndalur. Sipas kryetarit Ramosaj ky është një hap i rëndësishëm drejt planifikimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së pasurive natyrore dhe krijimit të kushteve për zhvillim të rregullt e afatgjatë të zonave malore.

Bjeshkët janë pasuria që na e kanë lënë amanet brezat, detyra jonë është t’i zhvillojmë me mençuri dhe t’ua lëmë edhe më të mira brezave që vijnë.

Puna jonë vazhdon, me projekte konkrete dhe me përkushtim për çdo pjesë të komunës sonë, përfundon postimi i kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nderohet kujtimi i Heroit Skënder Rexhepi – KOMANDANT HEKURI

Në ditëlindjen e 61-të të Heroit të Kombit, Skënder Rexhepi – Komandant Hekuri, u vizitua …