Në Stuttgart do të promovohet krijimtaria e Prof. Ahmet Qeriqit në kuadër të Ditës së Çlirimit të Kosovës

Në kuadër të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Stuttgart të Gjermanisë do të mbahet një mbrëmje përkujtimore dhe kulturore kushtuar historisë kombëtare dhe figurave të saj të shquara. Në këtë ngjarje, të organizuar nga Instituti i Kulturës Hungareze në Stuttgart dhe Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare në Stuttgart, do të vlerësohet veprimtaria dhe krijimtaria e Prof. Ahmet Qeriqi, ish-i burgosur politik, drejtor i Radios “Kosova e Lirë” dhe autor i një sërë veprash historike dhe letrare. Gjatë mbrëmjes do të prezantohen disa nga botimet e tij, përfshirë edhe dy libra të përkthyer nga gjuha hungareze në shqip, duke sjellë kështu një urë kulturore mes dy traditave letrare. Ngjarja do të zhvillohet më 12 qershor 2026, në orën 18:00, në adresën Christophstraße 7, 70178 Stuttgart, dhe do të shoqërohet me program artistik, si dhe do të përmbyllet me një koktej tradicional shqiptar. Organizatorët ftojnë publikun të marrë pjesë në këtë mbrëmje të veçantë, e cila synon të nderojë kujtesën historike dhe vlerat kulturore shqiptare në diasporë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …