Nënshkruhen 48 kontrata me biznese në kuadër të mbështetjes së grave për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, janë nënshkruar 48 kontrata me biznese dhe start-up, në kuadër të mbështetjes së grave për zhvillimin e aktiviteteve të tyre ekonomike dhe krijimin e bizneseve të reja në Komunën e Skenderajt.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Besarta Meha Ademi, zyrtarë të drejtorisë si dhe përfitueset e kontratave.

Fuqizimi ekonomik i grave mbetet një nga prioritetet e qeverisjes sonë, me synimin për të krijuar më shumë mundësi për zhvillim dhe mirëqenie në komunën tonë, ka deklaruar me këtë rast, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rezallë u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil …