Asociacioni i Komunave të Kosovës kontribuon në programin kombëtar për parandalimin e mbeturinave

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka marrë pjesë aktive në punëtorinë dyditore, organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) në bashkëpunim me GIZ Kosova në Istog.

Ky takim i rëndësishëm u fokusua në zhvillimin e Programit Kombëtar për Parandalimin e Mbeturinave (PNPM) dhe Planit të Veprimit për Plastikën Njëpërdorimshe. Përfaqësimi i komunave në këtë tryezë dëshmon përkushtimin tonë për të ndërtuar politika mjedisore të qëndrueshme dhe të zbatueshme në nivel lokal.

Gjatë kësaj punëtorie, i kushtuam një rëndësi të veçantë rishikimit dhe zhvillimit me pjesëmarrje të masave për fraksionet me prioritet në menaxhimin e mbeturinave.

Gjithashtu, u diskutua me prioritet zvogëlimi i përdorimit të plastikës njëpërdorimshe dhe rregullimi i aspekteve ligjore që prekin direkt komunat.

Asociacioni mbetet i angazhuar maksimalisht që zëri i autoriteteve lokale të jetë pjesë kyçe e këtyre reformave të mëdha për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …