Tema të tjera...
Jonathan Hargreaves: Pas certifikimit të zgjedhjeve, partitë duhet të krijojnë institucionet
09/06/2026
Sami Lushtaku përkujton dëshmorin Faik Dragaj: Sakrifica e tij mbetet udhërrëfyes për brezat
09/06/2026
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin dhe udhëheqësin e Gardës Ajrore të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey, së bashku me stafin e tij, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy institucioneve. Me këtë rast, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Muckey për mbështetjen e vazhdueshme që Garda Kombëtare e Ajovës po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës në procesin e zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke e cilësuar këtë partneritet si një “storie suksesi”. Ai gjithashtu e informoi delegacionin amerikan për zhvillimet aktuale në FSK dhe rolin e saj në garantimin e sigurisë në vend, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të forcës në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Nga ana tjetër, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey e përgëzoi Gjenerallejtënant Jasharin për lidershipin dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, duke vlerësuar progresin e saj të vazhdueshëm. Ai shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Gardës Ajrore të Ajovës, veçanërisht në procesin e zhvillimit të kapaciteteve për mbrojtjen e hapësirës ajrore. Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan progresin e konsiderueshëm të FSK-së në modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, si dhe shprehën vlerësim të lartë për profesionalizmin, performancën dhe nivelin e ndërveprueshmërisë së personelit në aktivitetet dhe stërvitjet e përbashkëta. Në përmbyllje të takimit, ata riafirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke e cilësuar këtë partneritet si me rëndësi të veçantë strategjike. Sipas tyre, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës mbetet faktor kyç për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
