Tefta Cami-Cani:

Tefta Cami-Cani: Ç’duan grekët e qeveria greke në Shqipëri? Si u kthye Shqipëria në han pa porta, që mund të vijë kush të dojë e si të dojë!!!!

Ndoqa diskutimin për ardhjen e autobuzëve nga Greqia me grekë në Zvërnec. Ç’duan grekët e qeveria greke në Shqipëri? Si u kthye Shqipëria në han pa porta, që mund të vijë kush të dojë e si të dojë!!!!
I kam ndjekur në vitet si ministre dhe jam interesuar për prejardhjen e popullsisë në Dropull, sepse kishim të bënim me arsimimin e tyre. Në ato vite ishin deklaruar minoritarë grek 50.000-60.000 si në Dropull e pak në Sarandë.
Në vitin 1980 në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës krijuam katedrën e gjuhës greke e hapëm degën për mësuesi për përgatitjen e mësuesve për shkollat e minoritetit.
Hartuam tekste për shkollat e minoritetit dhe muarrëm tekste shkollore nga Greqia.
Për Nartën e Zvërnecin s’kam dëgjuar ndonjëherë për minoritet grek, megjithëse kam qenë disa herë.
Greqia synon për të marrë toka sa më shumë nga trojet shqiptare, megjithëse mëse gjysma e Greqisë janë toka shqptare.
Edhe të rënëve grek në Luftën e midis forcave fashiste Italiane dhe forcave të rezistencës greke në vitet 1940-1941, nga Arkivi i MPJ del, se Greqia i ka marrë në vitin 1985.
Në vitin 1985 ka ardhur Papulasi për vizitë në Dropull. E ka pritur kryeministri Çarçani dhe ministri i MPJ, Reiz Malile. Ministri Malile i ka thënë:
Ndërmarrja e Ekonomisë Komunale ka identifikuar e përgatitur arkivolet e të rënëve të ushtarëve e oficerëve grek në territorin e Shqipërisë.
Papulas është përgjigjur: “Edhe ne do t’i marrim. Në nderim të tyre, do t’i presim me një ceremoni në kufi e do t’i varrosim në një varrezë të përbashkët në Janinë dhe do të ndërtojmë një lapidarë, ku do të shkruhen emrat e të rënëve.”
Pra i kanë varrosur në një varrezë të përbashkët në Janinë, siç ka premtuar.
Greqia ka deklaruar, se ka patur afërsisht 8.000–8.500 të rënë ushtarë e oficerë në territorin e Shqipërisë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940–1941.
Realisht kanë qenë 2250 të rënë ushtarë e oficera grek në territorin e Shqipërisë.
Pranimi i varrezave greke në disa territore në Shqipëri është tradhëti e dy kryeministrave shqiptar të atyre viteve. Kush i ka penguar që kryeministrat të ngarkonin persona për të studiuar në Arkiva???!!!
Greqisë i duhet thënë: “Larg duart nga Shqipëria!”
Duhet t’u kujtojmë këngën tek filmi shqiptarë “ Gunat përmbi tela” të Kinostudios “Shqipëria e Re”
me muzikë të kompozitorit të shquar, Kozma Laro:
“Në u vrafshim!
E në mor u kthefshim!
Ne jetojmë!
Se rron liria!
Tokë e dashur!
Je moj je e jona!
Është e jona Shqipëria!”
Tefta Cami-Cani
Tiranë, e hënë, 2 qershor, 2026

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MOSREAGIMI I QEVERIVE TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS PËR GJUHËN SHQIPE QË PO MOHOHET NË MAQEDONINË E VERIUT

Është mospërmbushje e detyrimit kushtetues dhe kombëtar! Nëse këta mbyllin gojën dhe heshtin, kjo nuk …