KQZ publikon ndarjen e mandateve në Kuvend, Vetëvendosje forca më e madhe me 49 deputetë

KQZ publikon ndarjen e mandateve në Kuvend, bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar ndarjen aktuale të mandateve në Kuvendin e Kosovës, bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike në vend, duke siguruar 49 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 24 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka fituar 9 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Nga partitë e komuniteteve joshumicë, KDTP ka siguruar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë fituar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.

KQZ ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare pritet të shpallen më 26 qershor, ndërsa certifikimi i tyre është planifikuar të përfundojë deri më 6 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Presidenti Begaj uron Ditën e Çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij me rastin e Ditës së …