Sot në Prekaz varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, i cili ndërroi jetë më 12 qershor, do të zhvillohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sami Lushtaku.

Sipas agjendës së publikuar nga komuna, homazhet pranë arkivolit të të ndjerit do të mbahen sot nga ora 11:30 deri në orën 14:00, në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Menjëherë pas homazheve, në të njëjtin vend, duke filluar nga ora 14:00, do të mbahet mbledhja komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Sahit Jasharit.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 16:00 në varrezat e lagjes Jashari në Prekaz, ku familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit ish-Komandantit të UÇK-së.

Ndërkaq, e pamja do të mbahet më 13 dhe 14 qershor, nga ora 08:00 deri në 16:00, në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Me këtë rast, Komuna e Skenderajt ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jashari, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan kontributin e Sahit Jasharit në periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …