Haradinaj vlerëson lartë figurën e Sahit Jasharit: Një burrë që m’i mësoi rrugët e lirisë

Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Jashari për vdekjen e Sahit Jasharit.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e ish-komandantit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Sahit Jashari ai ka mësuar rrugët e lirisë.

“Ngushëllime për komandant Sahit Jasharin! Një burrë që m’i mësoi rrugët e lirisë, jetove vertikalisht, ashtu siç e bëre luftën. Sahit Jashari iu bashkua atyre që i deshti më së shumti. Jetoftë gjithmonë kujtimi për ty, miku im i ditëve të hershme”, ka shkruar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …