https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Haliti thotë se Presidenti duhet të jetë nga opozita

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike  sa i përket bashkëpunimit për ndërtimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet me marrëveshje politike që përfshinë edhe qeverinë edhe presidentin.

Ai ka thënë për “RTV21” se presidenti do të duhej të ishte nga radhët e opozitës.

“Ne nuk kemi vija të kuqe ndaj askujt për të ndërtuar institucionet e dimë dhe kemi parasysh përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e atyre që duhet të ndikojnë fuqishëm për ndërtimin e institucioneve kjo varet shumë nga qëndrimi që ka LV-ja nga ajo si e mendon ta zgjedh presidentin dhe si do ta ndërtoj qeverinë më kënd do futet në koalicion por mbi të gjitha duhet zgjedh kryetarin e Kuvendit, presidentin. PDK-ja është gatshme që të ulet së bashku edhe me partitë e tjera të negociojmë ose bisedojmë se çfarë presidenti duan, një president kukull apo një që përfaqëson vendin denjësisht. Kjo e domosdoshme  të dihet. Marrëveshja është e domosdoshme edhe për presidentin edhe për qeverinë dhe për kryetarin e Kuvendit. LV-ja vetëm s’mundet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë  më kënd hyn në koalicion por ekziston edhe mundësia për arritjen e një koalicioni më të madh pa LV-në nëse mbetet me këta numra që ekziston edhe kjo mundësi. Çdo kandidat për president në këtë situatë duhet të ketë besimin që s’do jetë oponencë e qeverisë. Normalisht do të  ishte që presidenti të vijë nga opozita”, ka thënë Haliti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

Ambasada amerikane përkujton 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Sot shënohen 27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, një ngjarje që …